Lautaro Martinez po shihet si zgjidhja e duhur për sulmin te Real Madridi, pasi ekipi spanjoll po insiston në transferimin e tij gjatë kësaj vere.
“Marca” ka shkruar të mërkurën se Reali tashmë ka nisur kontaktet me Interin dhe po diskuton për një lëvizje të mundshme të Lautaros në “Santiago Bernabeu”.
Te Reali po e shohin Lautaron si zëvendësim ideal për francezin Karim Benzema, që tashmë është transferuar në Arabinë Saudite.
Klubi spanjoll është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për shërbimet e argjentinasit, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2026.
25-vjeçari pati 28 gola e 11 asistime edicionin e fundit në 57 paraqitje për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018.