Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinez i pavendosur për të ardhmen

Lautaro Martinez

Lautaro Martinez është i pavendosur për të ardhmen e tij. Ai ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë vazhdimin e kontratës me klubin italian Inter.

Tek Interi kanë besim se Martinez do të mbetet edhe më gjatë pjesë e skuadrës. Ai po kalon formë të mirë.

Me fanellën e Interit, Martinez ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar pesë herë në 37 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni garues.

Martinez 26-vjeçar, me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 110 milionë euro. Ai po kërkohet nga skuadra të ndryshme evropiane.

Artikuj të ngjashëm