Lautaro Martinez nuk pritet të luajë në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Championsit ndaj Barcelonës.
Kapiteni i Interit është prej lojtarëve më të mirë, me 21 gola e gjashtë asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.
Por edhe pa të në fushën e lojës, Interi nuk di për humbje.
27-vjeçari nuk ka luajtur në gjashtë ndeshje të edicionit aktual. Ishte në bankën rezervë ose i lënduar.
Interi i fitoi pesë prej atyre ndeshjeve, ndërsa një tjetër e luajti baras 1:1 në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Milanit.
Në ato pesë fitore, Interi realizoi 13 gola dhe pranoi vetëm dy.
Edhe
Kapiteni i Interit mund të mungojë në derbi
Te Barcelona në dyshim për të luajtur është sulmuesi Robert Lewandowski.
Polaku mungoi në ndeshjen e parë për shkak të një problemi muskulor.