Futboll

Zanetti: Lautaro Martinez ka gjasa për “Topin e Artë”

Javier Zanetti

Javier Zanetti

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, nuk ka dyshim se Lautaro Martinez do të jetë në mesin e kandidatëve për “Topin e Artë”. 

Interi të martën mbrëma e siguroi finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në tri edicionet e fundit. 

Zhvilloi dy ndeshje të forta me Barcelonën në gjysmëfinale, por në fund triumfoi. 

Tri vjet më parë, Interi u mposht nga Manchester City. 

“Në ndeshjen ndaj Barcelonës, Lautaro dha çdo gjë deri sa u zëvendësua. Ai është shumë i rëndësishëm për Interin dhe Argjentinën. Ai gjithmonë e jep më të mirën. Dhe nuk ka dyshim se ai mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ai është i lumtur këtu, ndihet i vlerësuar dhe i rëndësishëm”, ka deklaruar ish-kapiteni i Interit. 

Lautaro Martinez i ka nëntë gola të shënuar në 13 ndeshje të Championsit në këtë edicion. 

Interi në finale të Championsit në fund të muajit maj luan ndaj Paris Saint-Germainit që e eliminoi Arsenalin.