Lautaro Martinez ka konfirmuar se do të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e Interit.
Martinez është kapiten i “nerazurrëve”.
Sulmuesi me shumë përvojë së fundi e fitoi me Interin titullin e kampionit në Itali.
Martinez ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport” dhe shprehu dëshirën e tij për të vazhduar ende me Interin.
“Sigurisht, do të doja shumë. Unë dhe familja ime jemi të lumtur. Ne kemi një restorant dhe fëmijët shkojnë në shkollë dhe kanë shokët e tyre. Është e vështirë për mua ta shoh veten diku tjetër. Në futboll nuk i dihet kurrë, por nëse nuk më largojnë do të qëndroj këtu”, ka thënë reprezentuesi i Argjentinës.
Martinez është pjesë e Interit nga viti 2018, kur u transferua nga Racing Club për 25 milionë euro.
Edhe
Barcelona kthen vëmendjen te Martinezi
Kontrata i përfundon në vitin 2029.
Martinez është golashënuesi më i mirë këtë edicion në Serie A me 17 gola të realizuar. Krahas 17 golave në kampionat ka edhe gjashtë asistime.
28-vjeçari ka shënuar edhe katër gola në Ligën e Kampionëve dhe një gol në Kupën e Italisë.