Bayern Muncheni ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Gjermani.
Bayerni të premten mbrëma u ndal në shtëpi nga Kolni me rezultatin 1:1.
Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Bundesligës gjermane.
Mikey Moore e kaloi në epërsi Kolnin në minutën e 12-të.
Bayerni i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 37-të me golin që e realizoi Nathaniel Brown.
Te Bayerni u lënduan dy sulmuesit kryesor Harry Kane dhe Michael Olise.
Për Bayernin ishte barazimi i katërt këtë edicion, krahas gjashtë fitoreve. Ende nuk di për humbje. Vazhdon të jetë lider me 22 pikë.
Borussia Dortmundi ka një pikë më pak në vendin e dytë, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kolni e zë vendin e 14-të me dhjetë pikë.