Gjilani ka përforcuar repartin ofensivë me transferimin e sulmuesit Ade Oguns, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin gjilanas deri në verën e vitit 2028.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjilanas përmes një komunikate zyrtare, duke konfirmuar se 25-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës në dy edicionet e ardhshme.
Oguns ka qenë pjesë e klubeve si Caracas FC në Venezuelë, Wydad AC në Marok dhe KAS Eupen në Belgjikë.
Ndërsa në futbollin kosovar, sulmuesi ka luajtur edhe për Ferizajn.
Sipas njoftimit të Gjilanit, të gjitha procedurat e regjistrimit të futbollistit tashmë janë përfunduar dhe ai do të jetë në dispozicion të shtabit teknik për ndeshjen e ardhshme kampionale ndaj Ballkanit.