Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pret vazhdimin e kontratës me Martinezin

Lautaro Martinez

Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Moratta, pret që sulmuesi argjentinas, Lautaro Martienz, të vazhdojë kontratën e tij. Kështu ka njoftuar të enjten “Gazzetta dello Sport.

Mësohet se Interi dëshiron ta mbajë më gjatë në skuadër sulmuesin e Argjentinës. Ai me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Pjesë e skuadrës italiane është prej vitit 2018. Kishte kaluar nga skuadra e Racing Clubit.

Për Interin në 36 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar pesë herë.

Artikuj të ngjashëm