Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ittihad i ka bërë ofertë zyrtare Interit për sulmuesin Lautaro Martinez. “Calciomercato” shkruan se Al-Ittihadi ka ofruar hiq më pak se 240 milionë euro për transferimin e argjentinasit në fund të këtij edicioni.
Lautaro po shihet si përforcim i madh tek ekipi saudit, i cili tashmë në radhët e veta e ka francezin Karim Benzema.
Lautaro në afatin kalimtar të verës refuzoi ofertat nga Arabia Saudite, por thuhet se oferta e fundit, mund ta ndërrojë jo vetëm mendjen e tij, por edhe të zyrtarëve të Interit.
26-vjeçari këtë edicion ka shënuar 14 gola për Interin, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Artikuj të ngjashëm