Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Lautaron

Lautaro Martinez - INTER

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. “The Athletic” raporton të mërkurën se Reali po e monitoron Lautaron pasi e ardhmja e francezit Karim Benzema në klub nuk është e sigurt.

Lautaro është njëri prej lojtarëve kryesorë të Interit dhe kartoni i tij vlerësohet të paktën 80 milionë euro.

25-vjeçari edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira tek Interi, ku në 55 ndeshje të luajtura deri më tani, ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Racingu.