Real Madridi edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. “Calciomercatoweb” ka njoftuar të premten se Reali po synon transferimin e Lautaros në fund të këtij edicioni.
Bëhet e ditur se Reali po përgatit ofertën për sulmuesin e Interit, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për sezonin e ri.
Në fakt, Lautaro te Reali po shihet si zëvendësim ideal për Karim Benzeman. Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet 80 milionë euro.
25-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në 13 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2018.