Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi mund ta transferojë Cavanin

Real Madridi është i gatshëm ta sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin Edinson Cavani.

“Fichajes” bën të ditur se është trajneri Carlo Ancelotti që po e dëshiron uruguaianin, të cilin e sheh si përforcim ideal për fazën e sulmit.

Cavani po shihet si sulmues i dytë te madrilenët, për ta zëvendësuar Karim Benzeman në rast të ndonjë lëndimi.

Cavani do të jetë futbollist i lirë në fund të muajit qershor, pasi nuk ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin.

Artikuj të ngjashëm