Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi mund ta transferojë Xhekon

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi për të qenë rezervist i Karim Benzemas.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se është trajneri Carlo Ancelotti, që po e dëshiron një sulmues tjetër në rast të lëndimit të francezit.

Klubi madrilen do të tentojë ta transferojë sulmuesin e Interit, Edin Xheko.

Boshnjaku do të largohet nga klubi italian pasi trajneri Simone Inzaghi nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ri.

Klubi spanjoll do të nisë bisedimet me Xhekon për ta bindur të transferohet në La Liga.