Real Madridi po mendon për pasardhësin e trajnerit Carlo Ancelotti dhe duket se ka gjetur personin e duhur.
“Marca” raporton të hënën se te Reali po e synojnë angazhimin e Xabi Alonsos prej sezonit të ardhshëm.
Alonso, aktualisht është trajner i Bayer Leverkusenit, ndërsa Reali ka nisur negociatat me ekipin gjerman për teknikun spanjoll.
Te Reali po e shohin Alonson si trajnerin ideal për ta zëvendësuar Ancelottin, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit kur edhe i përfundon kontrata.
Alonso është ish-lojtar i Realit, ndërsa të krye të Leverkusenit prej vitit të shkuar dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Këtë edicion, Leverkuseni është lider në Bundesligë me 19 pikë të mbledhura pas 7 xhirove të zhvilluara.