Tashmë është zyrtare. Xabi Alonso do ta drejtojë Chelsean në edicionin e ardhshëm.
Klubi londinez e ka konfirmuar Alonson të dielën. Ai do ta fillojë punën me skuadër më 1 korrik, ndërsa ka firmosur për katër vjet me klubin nga “Stamford Bridge”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea e ka prezantuar Alonson si një “prej figurave më të respektuara në lojën moderne”.
Ai bëri histori me Bayer Leverkusenin, por kishte periudhë jo të lavdishme me Real Madridin. Leverkusenin e udhëhoqi drejt titullit të parë të Gjermanisë.
“Chelsea është prej klubeve më të mëdha në botën e futbollit. Jam shumë krenar të jem trajner i këtij klubi të shkëlqyer. Nga bisedat me pronarët dhe drejtuesit sportivë, është e qartë se kemi të njëjtat ambicie. Duam të ndërtojmë ekip që është i denjë të garojë vazhdimisht në nivelin më të lartë dhe të luftojë për trofe. Ka shumë talent në skuadër dhe shumë potencial në këtë klub të futbollit. Do të jetë nder ta drejtoj atë. Tani fokusi është në punë të madhe, në ndërtimin e kulturës së duhur dhe fitimin e trofeve”.
44-vjeçari Alonso ka pasur karrierë impresive si lojtar. Luajti për Real Sociedadin, Liverpoolin, Real Madridin dhe Bayernin. Për Spanjën i kishte 114 paraqitje e 16 gola.
Si trajner nisi te Real Sociedad B, ku qëndroi nga viti 2019 deri në vitin 2022. Më pas për tri vjet e drejtoi Bayer Leverkusenin. Dhe bëri emër edhe si strateg i lojës. Mes shumë ofertave e zgjodhi atë të një prej klubeve ku ishte si lojtar.
Më 25 maj të vitit të kaluar e mori drejtimin e Real Madridit. Por rezultatet munguan, kryesisht për shkak të ndarjeve në dhomën e zhveshjes. Asnjëherë nuk shfaqi potencialin si trajner te madrilenët dhe më 12 janar, Alonso u largua nga Real Madridi me marrëveshje të dyanshme.
Chelsea po ashtu është në moment jo të mirë. Të shtunën u mposht në finale të Kupës FA. Këtë edicion është ndarë me dy trajnerë dhe është larg zonës që dërgon në Champions, që është synim i vazhdueshëm i klubit nga Londra.