Futboll

Kroos: Reali është ndryshe nga Leverkuseni

Toni Kroos

Legjenda gjermane e futbollit, Toni Kroos, e ka komentuar emërimin e teknikut spanjoll, Xabi Alonso, në krye të skuadrës së Real Madridit. Alonso te Reali e zëvendëson trajnerin ikonik, Carlo Ancelotti.

Ai me Realin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Kroos i uroi Alonsos shumë suksese me klubin mbretëror. 35-vjeçari Kroos e paralajmëroi Alonson se Reali është ndryshe nga Bayer Leverkuseni.

“I uroj Xabi Alonsos një sezon të suksesshëm me Real Madridin. Mendoj se është një hap i mirë për të dhe për Realin. Ky kombinim mund të funksionojë patjetër. Mendoj se ai mund të jetë një trajner shumë i mirë për Real Madridin. Por Real Madridi është ndryshe nga Bayer Leverkuseni. Askush nuk e di këtë më mirë se ai”, ka thënë Kroos, shkruan të hënën “MundoDeportivo”.

Alonso e drejtoi me shumë sukses Leverkusenin. Me klubin gjerman fitoi tre trofe.