Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E kryer, Alonso trajneri i ri i Chelseat

Alonso

Xabi Alonso pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Chelseat. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Marrëveshja është arritur mes dy palëve dhe Alonso do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin londinez. Zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Calum McFarlane është trajner i përkohshëm i Chelseat pasi që Liam Rosenior u shkarkua muajin e kaluar për shkak të rezultateve negative.

Chelsea të shtunën u mposht në finale të Kupës FA nga Manchester City.

Alonso së fundi e drejtoi klubin e Real Madridit. Nga Reali u shkarkua më 12 janar.

Edhe Alonso zyrtarizohet trajner i Chelseat: Duam trofe Futboll Alonso zyrtarizohet trajner i Chelseat: Duam trofe

Spanjolli Alonso ishte për shtatë muaj në krye të shtabit teknik te “Los Blancos”.

44-vjeçari ka qenë trajner edhe i Bayer Leverkusenit. Me Leverkusenin e fitoi titullin e kampionit në edicionin 2023/24. Gjithashtu me Leverkusenin e fitoi edhe Kupën dhe Supekupën e Gjermanisë.