Pedro Neto dhe Valentin Barco janë shprehur shumë të kënaqur pasi Chelsea shënoi gjashtë gola në pjesën e dytë, në fitoren 6:3 ndaj Leeds Unitedit.
Ky ballafaqim i takoi raundit të tretë të Kupës EFL, ndërsa Chelsea avancoi tutje.
Dyshja Neto e Barco kanë përgëzuar punën e trajnerit Xabi Alonso, ndërsa ndryshimet e tij në fillim të pjesës së dytë, bënë që Chelsea të triumfojë thellë.
Chelsea ishte duke humbur 2:0, por më pas dy golat e Cole Palmerit dhe Danny Welbeckut, dhe nga një Netos e Barcos, e kthyen rezultatin. Morgan Rogers dhuroi tri asistime.
Chelsea i Xabi Alonsos ka realizuar 16 gola në pesë ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.
“Është pak çmenduri. Morgan e kreu punën e vështirë dhe unë vetëm e shtyva topin në rrjetë. Është kënaqësi. Të gjithë janë të lumtur”, ka deklaruar Neto pas ndeshjes.
Edhe Barco është shprehur i lumtur për golin e parë me fanellën e skuadrës londineze.