Chelsea ka avancuar në një të tetën e finales në Kupën FA.
Chelsea në kuadër të raundit të katërt e mposhti në udhëtim skuadrën e kategorisë së dytë, Hull Cityn, me rezultatin 4:0.
Pedro Neto shkëlqeu në fitoren e Chelseat duke shënuar “hat-trick”.
Neto fillimisht e hapi serinë e golave në minutën e 40-të. Portugezi Neto e shënoi edhe golin e dytë në minutën e 51-të.
Tetë minuta më pas, Estevao, ishte realizatori i golit të tretë.
25-vjeçari Neto “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 71-të duke e realizuar për 4:0.
Chelsea në Premier League ka 44 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.