Futboll

Chelsea siguron vend në gjysmëfinale të Kupës EFL

Chelsea

Chelsea e ka siguruar vendin në gjysmëfinale të Kupës EFL të martën mbrëma, pas fitores shumë të vështirë ndaj Cardiff Cityt në udhëtim. 

Chelsea fitoi 3:1 me dy gola të Alejandro Garnachos dhe një të Pedro Netos. 

Për vendësit realizoi David Turnbull. 

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. 

Kundërshtarin e gjysmëfinales, Chelsea do ta mësojë të mërkurën.