Chelsea ka kaluar pa problem në gjysmëfinale të Kupës FA në Angli.
“Blutë” fituan thellë ndaj Port Vales, skuadrës së fundit në rangun e tretë të grave në futbollin anglez. Londinezët triumfuan 7:0.
Jorrel Hato, Joao Pedro, Tosin Adarabioyo, Andrey Santos, Estevao, Alejandro Garnacho realizuan gjashtë gola për Chelsean, ndërsa tjetri ishte autogol i Lawrence-Gabrielit.
Në gjysmëfinale të Kupës më herët gjatë ditës kaloi edhe Manchester City që “turpëroi” 4:0 Liverpoolin. Në dy çerekfinalet tjera përballen Southampton-Arsenal dhe West Ham – Leeds.