Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali paguan klauzolë për Alonson

Te Real Madridi tashmë kanë gjetur pasardhësin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonson, ish-lojtarin e Realit. “Marca” shkruan të hënën se krerët e ekipit spanjoll do të bëjnë të pamundurën që ta sigurojnë Alonson prej edicionit të ardhshëm. Ai po shihet si pasardhës i denjë i Ancelottit, i cili do të largohet në fund të edicionit kur edhe i skadon kontrata. Mësohet se Reali është i gatshëm të paguajë klauzolë në vlerë prej 15 milionë eurosh për t’ia shkëputur Alonsos kontratën me ekipin gjerman.

41-vjeçari ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2026, ndërsa është në krye të skuadrës gjermane prej tetorit të vitit të shkuar. Aktualisht Leverkuseni është lider në kampionatin e Gjermanisë dhe nuk di për humbje pas 11 xhirove të zhvilluara.