Sulmuesi Edin Xheko pritet të largohet nga skuadra e Interit gjatë këtij afati kalimtar, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën.
Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi për sezonin e ri, dhe tashmë është nxjerrë në shitje. Për kartonin e 36-vjeçarit, Interi po kërkon rreth pesë milionë euro.
Xheko ka kontratë me Interin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa interesim për transferimin e tij ka shfaqur Valencia. Ai verën e shkuar iu bashkua Interit dhe në 49 ndeshje të luajtura në të gjitha garat shënoi 17 gola e bëri 10 asistime.