Sulmuesi Edin Xheko dëshiron të mbetet pjesë e skuadrës së Interit edhe përtej këtij sezoni, ka bërë të ditur “Calciomercato” të hënën.
Xheko ka thënë se është në pritje të ofertës nga Interi për ta vazhduar kontratën që i skadon në fund të sezonit.
“Jam i lumtur këtu dhe dëshira ime është të jem pjesë e Interit edhe për sezonin tjetër”, ka thënë Xheko.
36-vjeçari këtë sezon ka treguar formë të mirë, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë në 21 paraqitje në të gjitha garat.
Xheko është pjesë e Interit prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Roma.