Edin Xheko dëshiron të mbetet tek Interi deri në fund të kontratës së tij.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se sulmuesi ka refuzuar mundësinë të largohet nga skuadra e Interit.
Boshnjaku thuhet se tashmë ka refuzuar disa oferta nga skuadra të njohura evropiane.
36-vjeçari ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit se dëshira e tij është të mbetet në Inter.
Kontrata e Xhekos me Interin skadon në vitin 2023.