Edin Xheko, 37-vjeçar, është afër që të transferohet te Fenerbahçe.
Kështu kanë njoftuar mediat italiane të shtunën.
Sulmuesit boshnjak i ka skaduar kontrata me Interin menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve.
Interi ishte mposhtur në finale nga Manchester City 1:0.
Tani Xheko po shikon mundësinë e gjetjes së një ambienti të ri.
Edhe
Xheko në Fenerbahçe
Ai pritet të transferohet në kampionatin turk.
Xheko me Interin në sezonin që përfundoi, shënoi 14 gola në 52 paraqitje në të gjitha garat.