Futboll

Fiorentina e zyrtarizon Xhekon

edin xheko - fiorentina

Skuadra e Fiorentinas të enjten e ka zyrtarizuar transferimin e qendërsulmuesit Edin Xheko.  

Pas dy edicioneve të kaluara në Superligën e Turqisë te skuadra e Fenerbahçes, Edin Xheko, ka vendosur që të kthehet sërish në Serie A. 

39-vjeçari Xheko me Fiorentinan ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 

Xheko me Fenerin i zhvilloi 99 ndeshje ku kontribuoi me 46 gola dhe 18 asistime. 

Sulmuesi me përvojë më herët në Itali ka luajtur për disa skuadra si Inter dhe Roma. 

Xheko te Roma luajti nga viti 2015 deri në vitin 2021, ndërsa tek Interi ishte në vitet 2021-2023.

Ai karrierë ka bërë edhe te skuadra si Wolfsburg e Manchester City.