Futboll

Xheko rikthehet në Serie A

Edin Xheko

Pas dy edicioneve të kaluara në Superligën e Turqisë te skuadra e Fenerbahçes, Edin Xheko të enjten është zyrtarizuar si futbollist i ri i Fiorentinës. 

Për Xhekon është rikthim në elitën e futbollit italian pas kohës së kaluar te Roma dhe Interi. 

Sulmuesi boshnjak i kaloi testet mjekësore, ndërsa Fiorentinës i është bashkuar si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata në fund të këtij muaji. 

Xheko te Roma luajti nga viti 2015 deri në vitin 2021, ndërsa tek Interi ishte në vitet 2021-2023. 

39-vjeçari në sezonin që përfundoi, i realizoi 21 gola dhe pati tetë asistime në 53 paraqitje. 

Ai karrierë ka bërë edhe te skuadra të si Wolfsburg e Manchester City.