Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xheko nuk do të largohet nga Interi

Roma

Edin Xheko është i vendosur të mbetet tek Interi edhe në sezonin e ri.

Sipas “Tuttsport-it”, sulmuesi boshnjak u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se do të respektojë kontratën me ekipin.

Me ardhjen e Romelu Lukakut është përfolur se Xheko do të shitet gjatë kësaj vere.

Por 36-vjeçari ka njoftuar krerët e klubit se do të luftoj për një vend në formacionin bazë për sezonin e ardhshëm.

Xheko ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.

Për sulmuesin interesim ka shprehur Monza.