Sulmuesi Edin Xheko pritet të jetë pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të martën se palët janë në negociata dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.
Me rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit, Xheko do të mbetet tek Interi deri në verën e vitit të ardhshëm. 36-vjeçari ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe trajneri Simone Inzaghi ka kërkuar ta këtë në ekip edhe për një vit.
Ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 5 herë në të gjitha garat për Interin. Xheko është pjesë e Interit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga skuadra e Romës.
Artikuj të ngjashëm