Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xheko rinovon kontratën me Interin

Roma

Edin Xheko do të mbetet pjesë e Interit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Tuttomercatoëeb” ka njoftuar të mërkurën se sulmuesi boshnjak ka arritur marrëveshje me Inetrin për ta rinovuar kontratën që i skadon në verë edhe për një vit.

Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Xhekos do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm. Me rinovimin e kontratës Xheko do të mbetet tek Interi edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.

37-vjeçari këtë sezon ka treguar paraqitje të mira, ku në 38 ndeshje ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 5 herë. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2021, kur iu bashkua nga skuadra e Romës.

Artikuj të ngjashëm