Edin Xheko do të jetë pjesë e skuadrës së Interit të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë njoftuar se krerët e Interit tashmë i kanë ofruar sulmuesit boshnjak rinovimin e kontratës edhe për një vit.
Xheko ka kontratë me Interin deri në fund të sezonit, por ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe në klub po duan ta mbajnë 36-vjeçarin.
Marrëveshja mund të finalizohet së shpejti, pasi edhe Xheko ka shprehur dëshiron të mbetet pjesë e Interit përtej sezonit aktual.
Këtë sezon, Xheko ka shënuar dhjetë gola në të gjitha garat për Interin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2021 nga Roma.