Sulmuesi Edinson Cavani ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në La Liga. Siç raporton “AS” të premten, interesim për shërbimet e Cavanit tashmë kanë treguar katër skuadra nga Spanja.
Bëhet fjalë për Atletico Madridin, Real Sociedadin, Villarrealin dhe Sevillan. Cavani në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin dhe ekipet spanjolle po e shohin si një opsion të mirë dhe të lirë transferimin e tij.
35-vjeçari ishte pjesë e Unitedit prej vitit 2020, por sezonin e fundit nuk pati hapësirë të madhe për shkak të lëndimeve. Në 20 ndeshje në të gjitha garat, Cavani shënoi dy gola dhe bëri një asistim.
Artikuj të ngjashëm