Ashtu siç është pritur, trajneri Stefano Pioli ka rinovuar të premten kontratën me skuadrën e Milanit. Me rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të këtij sezoni, Pioli do të jetë në krye të Milanit deri në verën e vitit 2023.
Ai gjithashtu, e ka edhe opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Po ashtu, Pioli do të ketë edhe pagë vjetore prej tre milionë eurosh.
56-vjeçari është në krye të Milanit prej vitit 2019 dhe nën drejtimin e tij, ekipi është rikthyer në majën e futbollit italian.
“Shpresoj që do të përjetojë emocione të mëdha si trajner, pasi jam në krye të një klubi ambicioz dhe duam të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë Pioli pas rinovimit të kontratës.
Artikuj të ngjashëm