Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli me kontratë afatgjate te Milani

Trajneri Stefano Pioli pritet të mbetet edhe për shumë vjet në krye të skuadrës së Milanit. “Football-Italia” ka raportuar të enjten se krerët e klubit po përgatitin kontratë të re afatgjate për Piolin.

Kontrata aktuale i skadon Piolit në fund të sezonit, ndërsa me kontratën e re ai do të mbetet në krye të ekipit të paktën deri në vitin 2026. Bëhet e ditur se negociatat mes palëve do të fillojnë këtë muaj dhe te Milani ka optimizëm se Pioli do ta vazhdojë bashkëpunimin.

Pioli mori drejtimin e Milanit në tetor të vitit 2019, ndërsa sezonin e shkuar arriti ta fitojë titullin e kampionit në Serie A.