Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli nuk largohet nga Milani

Stefano Pioli

Trajneri Stefano Pioli do të mbetet në krye të skuadrës së Milanit edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Në fakt, Piolit do t’i besohet posti i trajnerit edhe për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar të premten e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se krerët e Milanit kanë besim të plotë në Piolin, të cilit i kanë dhënë mbështetje për ta vazhduar punën e tij me ekipin.

Tekniku 58-vjeçar është në krye të Milanit prej dhjetorit të vitit 2019 dhe ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Nën drejtimin e Piolit, Milani jo vetëm që është rikthyer në Ligën e Kampionëve, por e ka fituar edhe titullin e kampionit të Italisë.

Artikuj të ngjashëm