Stefano Pioli është trajner i ri i Fiorentinas. Klubi i Serie A e zyrtarizoi 59-vjeçarin të shtunën. Pioli së fundi e drejtoi skuadrën arabe, Al-Nassr, ndërsa më herët ishte në krye të Milanit, Fiorentinas, Interit, Lazios, Bolognas, Palermos e shumë skuadrave të tjera italiane.
Piolo ishte lojtar i Fiorentinas nga viti 1989 e deri në vitin 1995 dhe trajner nga viti 2017 deri në vitin 2019.
Ai ka firmosur për tri vjet me Fiorentinan.
“Jam shumë i lumtur me ardhjen e Stefano Piolit. Nga fjalët e para që kemi shkëmbyer kam parë vlerat humane të tij dhe dëshirën për të luftuar për këtë klub dhe për këtë qytet që i njeh shumë mirë”, ka thënë presidenti i Fiorentinas, Rocco Commisso.