Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pisa e gjen trajnerin e ri

Alberto Gilardino

Ish-sulmuesi i Italisë, Alberto Gilardino, do të jetë trajner i ri i skuadrës së promovuar në Serie A për edicionin e ardhshëm, SC Pisa. 

Fituesi i Botërorit 2006 do të jetë zëvendësues i Filippo Inzaghit, i cili e ka marrë drejtimin e Palermos në kategorinë e dytë të futbollit italian. 

Gilardino 42-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Pisan, me opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër. 

Ai pritet të përfitojë një milion euro në sezon. 

Së fundmi ishte trajner te Genoa, deri në nëntor të vitit 2024. 

Edhe Inzaghi largohet nga Pisa pasi e siguroi suksesin historik Futboll Inzaghi largohet nga Pisa pasi e siguroi suksesin historik

Inzaghi e udhëhoqi ekipin drejt promovimit në Serie A në sezonin e fundit, por u largua nga skuadra menjëherë pasi përfundoi edicioni pas mospajtimeve me drejtuesit e klubit. 

Pisa kthehet në Serie A pas 34 vjetësh.