Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Inzaghi largohet nga Pisa pasi e siguroi suksesin historik

Filippo Inzaghi

Trajneri Filippo Inzaghi është larguar nga Pisa vetëm pak javë pasi e udhëhoqi ekipin drejt suksesit historik, ngjitjen në Serie A të Italisë. Pisa u kthye në Serie A pas 34 vjetësh. 

Lajmin e bëri të ditur të premten klubi italian. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në komunikatën për media, Pisa ka shkruar se e ka “shkëputur kontratën e trajnerit Inzaghi me marrëveshje të dyanshme”. 

Trajneri Inzaghi kishte kontratë edhe dy vjet të tjera. 

51-vjeçari që ka luajtur si sulmues për Milanin dhe Juventusin, pritet ta vazhdojë punën në Serie B te skuadra e Palermos.  

Pisa përfundoi e dyta në Serie B nën drejtimin e Inzaghit. 

Alberto Gilardino, që njësoj si Inzaghi e fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë, është në mesin e kandidatëve për ta marrë drejtimin e Pisas.