Napoli e ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Antonio Conte, ndërsa ka njoftuar se kjo është arritur me marrëveshje të dyanshme.
Trajneri që elitën italiane të futbollit e ka fituar pesë herë, kishte kontratë edhe për një vit tjetër.
Por, ai është larguar pas dy vjetësh qëndrimi në skuadër.
“Në krye të ‘azurrëve’ për dy sezone, Conte e udhëhoqi Napolin drejt Scudettos së katërt më 23 maj 2026, dhe Superkupës së Italisë më 22 dhjetor”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Napolit.
Conte kampion në Itali është bërë edhe me Juventusin dhe Interin.