Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Conte pritet të largohet nga Napoli

Antonio Conte

Napoli pritet të ndahet në fund të edicionit me trajnerin italian, Antonio Conte. 

Kështu kanë shkruar të martën mediumet italiane. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndarja ndërmjet Contes dhe Napolit pritet të bëhet me marrëveshje të dyanshme. 

Mësohet se Conte dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, gjatë një takimi në muajin prill kanë diskutuar për mbylljen e marrëveshjes në fund të edicionit 2025/26.  

56-vjeçari Conte me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Synimi kryesor i Contes është që ta marr drejtimin e Përfaqësueses së Italisë. 

Në rast të largimit të Contes, drejtimin e Napolit pritet ta marr trajneri aktual i Lazios, Maurizio Sarri. Sarri është i pakënaqur me situatën te Lazio. 

Conte e drejton Napolit nga muaji korrik i vitit 2024. E udhëhoqi Napolin edicionin e kaluar drejt fitimit të titullit të kampionit. Këtë edicion, Conte me Napolin e fitoi Superkupën e Italisë. 

Trajneri i njohur e ka drejtuar Napolin në 90 ndeshje duke shënuar 53 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje.