Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se vrasja e Arlinda Zekajt duhet të jetë zile për zgjim moral, shoqëror e institucional.
Hoxha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka thënë se Arlinda i besoj shtetit, por shteti dështoi ta mbronte.
“Edhe sa gra tjera duhet të vriten që institucionet tona ta kuptojnë që dhuna ndaj grave nuk është çështje private. Nuk është. Është alarm shtetëror”, tha Hoxha.
Hoxha ka thënë se letra që Arlinda ia kishte dërguar kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë tri ditë para se të vritej, duhet të jetë zile zgjimi.
“Mos lejoni që letra e Arlindës të bëhet edhe dokument tjetër në dosje. Ajo duhet të jetë zilja jonë për zgjim moral, shoqëror e institucional. Për edukim të ri e veprim. Kemi folur boll e kemi protestuar me mijëra herë...janë vetëm veprime reaktive. Kërkohet përgjegjësi, llogaridhënie”, tha Hoxha.
LIVE: Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt
-
Osmani: Letra e Arlindës duhet të shndërrohet në testament për këtë shoqëri
-
Haxhiu: Ç'kuptim ka ligji i miratuar në Kuvend nëse nuk zbatohet nga prokurori, gjykatësi apo policia?
-
Nagavci: Vrasja e Arlindës tragjedi që kërkon drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale
-
QIKA me aksion simbolik, mbishkrimi “Shteti e vrau Arlindën” vendoset në ndërtesën e Qeverisë
-
Thirret protestë kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt