Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LIVE: Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kuvendi i Kosoves

Nis me një minutë heshtje seanca e Kuvendit e thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt

1 min. më parë / 26 tet 2026 16:44
Kuvendi i Kosoves

Ka nisur me një minutë heshtje seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur pas vrasjes së djeshme në Vitomiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj u vra nga ish-kunati i saj. 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për të mbajtur një minutë heshtje për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë që kanë humbur jetën nga partnerët e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes. 

“Është shprehje e respektit e solidaritetit tonë me viktimat e familjet e tyre. Por edhe kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive”, ka thënë Haxhiu.