Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: S’mjafton vetëm ngushëllimi e dënimi të rastit, duhet të ketë dorëheqje e shkarkime

Besnik Tahiri

Foto: Driton Paçarada

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të ketë reflektim e po ashtu edhe dorëheqje e shkarkime, pas tragjedisë në Vitomiricë të Pejës, ku të dielën u vra Arlinda Zekaj nga ish-kunati i saj. 

“Mos kurgjo, dorëheqjet duhet të jenë si veprim etik ndaj një ngjarjeje që i shkaktoi dhimbje gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Tahiri në seancën e Kuvendit. 

Tahiri ka thënë se është shumë e rëndësishme që nga Kuvendi, nëpërmjet rezolutës të adresohen tri çështje kryesore. Çështja e parë lidhet me kërkesën për hetim të plotë e identifkim të përgjegjësisë institucionale. E dyta themelimin e Komisionit hetimor parlamentar për të hetuar rastin dhe e treta lidhet me propozimin e masave për parandalimin e dhunës ndaj grave. 

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosoves

LIVE: Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt