Andrea Pirlo do të jetë selektori i ri i Përfaqësueses së Italisë.
Lajmin e ka bërë të ditur të premten eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Pirlo ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet në ditët e ardhshme.
Ish-futbollisti i njohur është pajtuar që ta udhëheq projektin deri në vitin 2030.
Pirlo pritet të sjellë në shtabin teknik edhe Roberto Baronion.
Ai do ta zëvendësojë Gennaro Gattuson, i cili dha dorëheqje pasi nuk arriti ta kualifikonte Italinë në Kupën e Botës që u organizua në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Edhe
Guardiola refuzon mundësinë që të bëhet përzgjedhës i Italisë
47-vjeçari aktualisht është trajner i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, United FC.
Pirlo më 24 korrik të vitit të kaluar u emërua trajner i United FC. Kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Pirlo ka drejtuar edhe skuadra si Sampdoria, Karagumruk dhe Juventus.