Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Anulohet marrëveshja, Pirlo nuk do ta drejtojë Italinë

Andrea Pirlo

Andrea Pirlo nuk do të jetë përzgjedhësi i Përfaqësueses së Italisë në futboll. Marrëveshja e planifikuar për t’u nënshkruar të hënën, është anuluar.

Sipas raportimeve, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Giovanni Malago, ka vendosur të mos e miratojë emërimin e Pirlos për shkak të bashkëpunimit të tij me një kompani ruse të basteve.

Si rrjedhojë, kontrata nuk do të nënshkruhet dhe Pirlo nuk do ta marrë drejtimin e “Azzurrëve”.

Të dielën organizata për mbrojtjen e konsumatorëve në Itali reagoi kundër emërimit të Pirlos, për shkak të lidhjes së tij me kompaninë ruse të basteve.

Në Itali ishte raportuar se Pirlo kishte arritur marrëveshje me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë dhe pritej vetëm nënshkrimi i kontratës. 

47-vjeçari aktualisht është trajner i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, United FC.