Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lidhja me kompaninë ruse mund t’ia pamundësojë Pirlos drejtimin e Italisë

Andrea Pirlo

Trajneri Andrea Pirlo ka pranuar lajm jo të mirë nga agjencia e mbrojtjes së konsumatorit në Itali (Codacons), që ka thënë se mund të marrë veprime ligjore për t’ia pamundësuar atij drejtimin e Italisë. 
Pirlo është i lidhur me një kompani të bastvënies në Rusi.

Ai është ambasador global për “Fonbet”, që është kompani bastesh e cila është e sanksionuar në Itali. 

“Codacons do të paraqesë kërkesë zyrtare në Autoritetin e Komunikimeve të hënën për të hapur hetime për Andrea Pirlon, në lidhje me shkeljen e rregullave që e ndalojnë sponsorizimin e bastvënies. Nëse Federata italiane e emëron atë përzgjedhës, do të bëhet apel i menjëhershëm në Gjykatën Administrative Regjionale të Lazios për ta bllokuar emërimin e tij”, thuhet në komunikatën e “Codacons”. 

Italia është pa përzgjedhës qëkur u shkarkua Gennaro Gattuso më 3 prill.