Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Mancini merr drejtimin e Italisë

Roberto Mancini

Federata e Futbollit e Italisë, ka bërë të ditur se Roberto Mancini do të jetë përzgjedhës i ri i Italisë. Mancini rikthehet në stolin e Italisë.

Ai kishte drejtuar Italinë nga viti 2018 deri në viti 2023, duke fituar Evropianin në vitin 2021.

Nën drejtimin e Mancinit, Italia kishte dështuar të kualifikohej në Kupën e Botës 2022.

Mancini së fundi ishte trajner i Al Saddit. Pas periudhës me Italinë, Mancini punoi edhe si përzgjedhës i Arabisë Saudite.

61-vjeçari ka punuar si trajner edhe te Fiorentina, Lazio, Interi, Manchester City, Galatasaray dhe Zeniti.

Edhe Maldini dhe Leonardo japin dorëheqje Futboll Maldini dhe Leonardo japin dorëheqje

Mancini u emërua përzgjedhës i Italisë, një ditë pas dorëheqjes së Paolo Maldinit dhe Leonardos. Maldini e Leonardo u larguan vetëm 16 ditë pasi nisën punën në Federatëne Futbollit të Italisë. Maldini ishte drejtor teknik. 

Leonardo ishte në pozitën e këshilltarit të Maldinit.

Vendimi për të dhënë dorëheqjen erdhi menjëherë pasi ish-lojtari i Italisë, Andrea Pirlo, tha se nuk ishte më kandidat për të drejtuar ekipin italian të futbollit. 

Pirlo kishte qenë zgjedhja kryesore e Maldinit për punë pasi Pep Guardiola refuzoi ofertën e federatës.
Pirlo mbeti jashtë garës për postin e përzgjedhësit të Italisë, mes shqetësimeve politike për një marrëveshje sponsorizimi me një firmë ruse të basteve.

Edhe Si mbeti Pirlo pa postin e selektorit të Italisë? Futboll Si mbeti Pirlo pa postin e selektorit të Italisë?

Claudio Ranieri është emëruar drejtor teknik i Italisë, ka njoftuar presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Giovanni Malago.

74-vjeçari së fundi si trajner punoi te Roma nga viti 2024 deri në vitin 2025.