Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mancini, kandidati kryesor për seleksionues të Italisë

Roberto Mancini

Roberto Mancini është kandidati kryesor për postin e selektorit të përfaqësueses së Italisë. Kështu ka shkruar të hënën “Football Italia”. 

Aktualisht selektor i përkohshëm i Italisë është Silvio Baldini. 

Italia në muajin mars i ndau rrugët me Gennaro Gattuson pasi që nuk arriti kualifikimin për në Kupën e Botës që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. 

Baldini mori drejtimin e përkohshëm të Italisë në miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Greqisë. Italia i fitoi të dy miqësoret. 

Mancini më herët e ka drejtuar Italinë nga viti 2018 deri në vitin 2023.  61-vjeçari me Italinë e fitoi kampionatin evropian të vitit 2021. 

Italiani aktualisht është trajner i klubit nga Katari, Al-Sadd.