Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gattuso do të japë dorëheqje si selektor i Italisë

Gennaro Gattuso

Mediume të shumtë në Itali raportojnë se Gennaro Gattuso do të japë dorëheqje nga pozita e tij si përzgjedhës i Italisë. Bashkë me Gattuson do të largohet edhe Gianluigi Buffon pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Italia humbi në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 pas penalltive nga Bosnjë-Hercegovina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Italia nuk është paraqitur në Botëror që nga vitit 2014.

Gattuo zëvendësoi Luciano Spallettin në krye të ekipit përfaqësues të Italisë verën e kaluar.

Buffon ka punuar nga gushti i vitit 2023 te përfaqësuesja e Italisë. Ai ka pasur rol të madh në vendimin për emërimin e Gattussos. Buffon ka mbajtur postin e shefit të delegacionit të përfaqësueses italiane të futbollit.

Sipas raportimeve Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri janë opsionet për të zëvendësuar Gattuson në krye të Italisë. Allegri është trajner i Milanit, kurse Conte i Napolit.

Dorëheqje pritet të japë edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.